E rëndë/ Fëmija 3 vjeç dërgohet nga kopshti i pajetë në spital, kishte shenja në qafë

Një fëmijë 3-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Fierit.

Ngjarja e rëndë bëhet e ditur nga gazetari Ervis Kuçi, i cili nga të dhënat e para mëson se 3-vjeçari ka qenë në kopsht.

Në momentin që ka mbërritur në spital, fëmija 3 vjeç nuk ka reaguar.

Ndërkohë, siç mëson gazetari Kuçi, 3-vjeçarit i janë konstatuar shenja në qafë, por nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur dhe si qëndron e vërteta mbi ngjarjen e rëndë.

Informacion paraprak

Në orën 13:00, në një kopsht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.