Polumbarët e Reneas kanë nxjerrë sot nga lumi Shkumbin trupin e pajetë të një 69-vjeçari.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet T.T, banues në Elbasan, i cili ishte larguar nga banesa që nga dita e djeshme.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.