E rëndë/ E zë korrenti brenda kabinës elektrike, humb jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen 11 në Durrës.

Burime bëjnë me dije se një person e ka zënë korrenti brenda kabinës elektrike, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje për të mësuar të dhëna të reja mbi këtë ngjarje të rëndë. 

Ndërsa nga ana tjetër, trupi i pajetë i burrit, është dërguar në morgun e spitalit të qytetit.