Një aksident me pasojë vdekje është shënuar në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 19:00 në aksin rrugor Qerret-Durrës, ku një makinë ka përplasur 3 këmbësorë e për pasojë ka ndërruar jetë një grua. Dy shteteasite tjerë, për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Deri më tani, nuk dihet identiteti i viktimës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.