Një 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Njoftohet se P.Gj., është vetëhedhur rreth orës 03 :10 dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Tpz