E rëndë/ 47-vjeçari vetëvritet me armë zjarri brenda dyqanit të tij, pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, ku shtetasi Arjan Asllani, 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij souvenir.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Viktima nuk ka qenë njeri problematik dhe nuk ka pasur konflikte. Ai ka qenë vetëm në dyqan në momentin që ka kryer aktin ekstrem. Ndërkohë në vend ka mbërritur grupi i ekspertëve për të bërë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Mësohet se do të merren kamerat e sigurisë për të parë edhe lëvizjet e 47-vjeçarit.