Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherrin e ndodhur mes dy vëllezërve në Durrës ditën e djeshme.
Egzon Oruçi vetëm 20-vjeç ka plagosur me thikë vëllain e tij 27-vjeçar Bernard Oruçi për shkak të alarmit të telefonit.
Mësohet se 27-vjeçari agjëronte dhe ditën e djeshme kishte vendosur alarmin për t’u zgjuar për syfyr. Por zhurma e alarmit ka bezdisur vëllain e vogël i cili ka marrë thikën dhe ka qëlluar duke e lënë të plagosur rëndë vëllain e madh.
Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spitali ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.