Një 22-vjeçare nga Delvina, e cila banonte në Tiranë, humb jetën tragjikisht.
Mësohet se e reja ka ndërruar jetë në kushte shtëpie për shkaqe aksidentale, por ka dyshime se ajo mund të ketë vdekur dhe nga një infeksion në dhëmballe.
22-vjeçarja që humbi jetën në lule të rinisë është Evgjeni Baxho.
Pritet procesi i autopsisë për të përcaktuar qartë se pse ka ndërruar jetë.