Një 13-vjeçare ka rene nga dritarja e katit te trete te pallatit ku jetonte në Lezhë. Ngjarja ndodhi pranë rrugës së Shtrausit. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Elidon Ndreka.
Vogëlushja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.
Mësohet se vajza ka rrëshqitur nga dritarja e katit te trete dhe ka rene ne ballkonin e katit te dytët. Fatmirësisht vajza ndodhet jashtë rrezikut per jetën.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.