“E pashë rastësisht dhe e vrava”, Habib Rexha rrëfehet pasi u dorëzua: Veprova nga gjaknxehtësia

“E pashë rastësisht dhe e vrava”, Habib Rexha rrëfehet pasi u dorëzua: Veprova nga gjaknxehtësia
Habib Rexha, 31-vjeçari që pasditen e së dielës vrau me armë zjarri 48-vjeçarin Arian Gosa është vetëdorëzuar sot në polici.
I riu u vetëdorëzua në Komisariatin e Kavajës pas negociatave me familjarët. Në dëshminë paraprake, ai ka treguar se ditën që vrau me Gosën ka qenë në makinë me një shokun e tij dhe se krimin e ka kryer në gjaknxehtësi e sipër pasi nuk e ka menduar mirë.
Ai gjithashtu ka treguar se menjëherë pas vrasjes në fillim është larguar në drejtim të Durrësit e pastaj në Kukës.

Dëshmia paraprake:

Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava. Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arian Gosën në kafene me babain e tij. U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur. E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë.