E papritur! Macja e famshme parashikon ‘fituesin” Spanjë-Shqipëri. Shiko VIDEO-n…

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 21:00 në Duseldorf kundër Spanjës për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kampionatit Europian.

Iberikët me gjashtë pikë tanimë janë të kualifikuar dhe kuqezinjtë tanë kërkojnë tri pikët historike për të kaluar në fazën me eliminim direkt.

Ndërkohë, në rrjetet sociale edhe për këtë ndeshje nuk kanë munguar parashikimet me anë të kafshëve. Macja e famshme e quajtur ‘Nimbus Pronos’ parashikon si fituese të kësaj ndeshje Shqipërinë.

Kjo mace është bërë virale në rrjetet sociale për shkak të parashikimeve të sakta për shumë ndeshje të këtij europiani dhe jo vetëm. KETU SHIKO VIDEO-n: