E paprecedentë ajo që po ndodh në Prestige Resort. Në orën 7 të mëngjesit ka zbarkuar IKMT, forcat e policisë së shtetit, forcat xheniere dhe OSHEE.
I gjithë territori i Prestige Resort, një objekt dhe subjekt i ligjshëm, me leje është rrethuar me shirit dhe policia nuk lejon askënd, as drejtuesit të hyjnë brenda.
Nuk ka asnjë dokument, asnjë paralajmërim, as njoftim për menaxherët apo drejtuesit e Prestige Resort për aksionin siç duhet të ndodhte në një shtet normal.
Hoteli i Prestige Resort është i gjithi i frekuentuar nga turistë të huaj dhe pushues shqiptar, pasi ky resort është i preferuar jo vetëm për sezonin veror, por edhe gjatë gjithë vitit për shkak të shërbimeve që ofron.
Dy operatorët e News24 janë nxjerrë me forcë në një hapësirë të largët nga Prestige Resort.
Në asnjë lloj momenti nuk është dhënë asnjë lloj përgjigje nga drejtuesit e aksionit. Kur normalisht duhet të kishte një njoftim dhe më pas një afat të caktuar.
Drejtuesit e Prestige Resort janë në në një proces gjyqësor për aksionin e gushtit që çoi në prishjen e pishinave në Prestige Resort.
Duket qartë që është një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave News24, BalkanWeb dhe Panorama të cilat kanë bërë detyrën e tyre.