E mitura e kallëzon në polici, arrestohet 55-vjeçari për ngacmim seksual

Një 55-vjeçar është arrestuar në Kutalli të Beratit pasi është kallëzuar për ngacmim seksual.
Kallëzimi ka ardhur nganjë 13-vjeçare e cila ka shkuar në Polici dhe e ka dorëzuar.
Tashmë Prokuroria do të hetojë 55-vjeçarin A.Ç, për veprën penale ngacmim seksual.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit A.Ç., 55 vjeç, banues në Kutalli, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 13-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmim seksual”.