E konsiderojnë si Erling Halandi i ri/ Ky është talenti me origjinë shqiptare që nuk do as Shqipërinë dhe as Kosovën, por po pret telefonatën e…

Mërgim Berisha është duke kaluar një formë fantastike te Salzburgu në këtë sezon të ri. Në kampionat ka arritur që të realizojë 5 gola në 7 ndeshje të zhvilluara, ndërsa në Champions League ka tundur katër herë rrjetën e kundërshtarëve, ku mes tyre ka realizuar në të dyja ndeshjet ndaj Bajern Munchen.

Vetëm 22-vjeç dhe sulmuesi i Salzburgut ka fituar vëmendjen e gjithë Europës. Kudo ka nisur ta pagëzojnë si “Halandin e ri”, ndërsa së fundmi është “Gianluca Di Marzio” që e ka quajtur në këtë mënyrë. Sigurisht që për Berishën është një vlerësim i vërtetë duke parë statistikat e tij dhe rëndësinë që ka krijuar te Salzburgu, duke shkëlqyer edhe në “Champions League”.

Por fatkeqësisht dëshira e tij nuk është që të përfaqësojë Shqipërinë apo Kosovën. Berisha ka luajtur për Gjermaninë U-21 dhe i pyetur së fundmi nga gazetarët nëse i ka mbërritur një telefonatë nga trajneri i Gjermanisë, Lëv, nuk mund ta fshinte buzëqeshjen: “Jo, nuk po e pres. Jam duke jetuar momentin. Nëse do të ndodhte që të binte një zile e tillë në telefonin tim, do të isha shumë i lumtur që ti përgjigjesha. Megjithatë nuk dua të vendos veten në presion”, tha Berisha. /Sport Ekspres