Ka ndërruar jetë në spital i plagosuri i mbrëmjes së sotme në Vlorë, Shkëlzen Velaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “24 Maji”, ku në rrethana të paqarta u qëllua me kallashnikov drejt tij.
Sipas njoftimit të Policisë, 35-vjeçari ka humbur jetën në spital pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sh. V., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra. Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.