E fundit/ Meta merr goditjen e parë nga Kushtetuesja, gjykata i rrëzon pretendimet, tani pritet vendimi

 

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë goditjen e parë presidentit Ilir Meta, duke ia rrëzuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtarëve për shkak se kanë një konflikt interesi dhe iu ka mbaruar mandati.

Meta kërkonte përjashitmin e Vitore Tushës, Fiona Papajorgji dhe të Marsida Xhaferllarit dhe Elsa Toskës.

Por Gjykata kushtetuese ia ka rrëzuar pretendimet e Metës si haptazi të pabazuara të gjithë anëtarët nuk kanë pranuar të heqin dorë nga çështja në gjykim.

“Tre anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese (zonja Xhaferllari, zonja Toska dhe zonja Papajorgji) janë zgjedhur përgjatë legjislaturës së IX-të të Kuvendit (nëntor 2019) kur midis dy organeve Kuvend-President, ka ekzistuar një marrëdhënie e tensionuar dhe konfliktuale, e shkaktuar nga mazhoranca, situatë kjo e cila ka arritur deri aty sa Kuvendi i Shqipërisë ka iniciuar dhe ka vijuar të mbajë të hapur një tjetër proces hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës përgjatë periudhës korrik 2019- korrik 2020, duke parashtruar dy objekte hetimi, për të cilat është kërkuar dy herë angazhimi i Komisionit të Venecias, lidhur me këto dy çështje, dhe konkretisht, për:

Kompetencat e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe që lidhet me çështjen e shtyrjes së datës së zgjedhjeve vendore të 30 qershor 2019; dhe për procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese”, thuhej në kërkesën e presidentit.