E dhimbshme! Koronavirusi i merr jetën mësuesit nga Gramshi


Një tjetër mësues humb betejën me Covid-19. Xhevit Dermyshi mësues në një shkollë të Gramshit nuk ka arritur të mbijetojë megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Lajmin e ka bërë me dije faqja e Njësisë Vendore në Gramsh. Në deklaratë e saj thuhet se kontributi profesional dhe shoqëror i Dermyshit do të mbetet i vlerësuar ndër breza.

“Të hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të mësuesit Xhevit Dermyshi. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19. Por karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor.

Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Xhevitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh i dërgon ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, familjarëve ,kolegëve dhe miqve të shumtë! U prehtë në paqe”, mbyllet njoftimi.