Prej dy ditëve po diskutohej eliminimi i mundshëm i Iranit nga FIFA për shkak të një shkelje të përsëritur. Vendi aziatik tashmë i kualifikuar për në Botërorin e Katarit nuk do të shkojë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në botë pasi ka shkelur të drejtat e grave për të hyrë në stadiumet e këtij vendi.
Irani ishte paralajmëruar një vit më parë dhe sot, FIFA me një vendim të jashtëzakonshëm ka vendosur përjashtimin e kësaj kombëtareje nga Kupa e Botës duke thirrur Italinë në vend të saj.
Një vendim që i ka habitur të gjithë por që ka një arsye. Shorti për grupet e Botërorit hidhet sot në Doha dhe FIFA ka vendosur të thërrasë në vend të Iranit vendin që ka koeficentin më të lartë në renditjen e FIFA-s, pikërisht Italinë.
Një festë e çmendur ka nisur në Romë në këto orë të vona pasi lajmi ishte një surprizë e madhe.
Por menjëherë pas festës të gjithë e kuptuan që ishte 1 Prilli ndaj dhe të gjithë që e lexuat këtë lajm, kujdes sot në Ditën e Gënjeshtrave sepse mund ta pësoni!