Gazetari Enes Neza ka reaguar sot për ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme në Kavajë ku mbeti i plagosur një eksponent i PD-së dhe në Tiranë, ku u plagosen me thikë 6 persona në xhami ku po kryenin namazin.
Ai është shprehur i revoltuar kundrejt politikë dhe ka thënë se elitës së shtetit nuk i plas fare për qytetarët e këtij vendi, e aq më pak për muslimanët, edhe pse njëri prej tyre po lufton me jetën.
Ja statusi i tij ne Facebook:
Për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë ku mbetën të plagosur 6 vetë nga një sulm me thikë, e ku njëri po lufton për jetën, nuk pati asnjë reagim nga figurat kryesore politike, diku filluar nga Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, Kryetari i opozitës (PD) Lulzim Basha, e deri te Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Kjo pavarësisht se ngjarja ishte e pa precedentë në 30 vitet e fundit dhe pavarësisht peshës së madhe emocionale që ngjarja shkaktoi të qindra e mijëra njerëz.
Ndërkohë, që disa nga figurat e mësipërme politike reaguan fort ndaj plagosjes me armë zjarri të një eksponenti të PD në Kavajë. Madje Presidenti i Republikës e vizitoi atë në spital.
Ky paralelizëm, për mua tregon qartë se elitës politike në këtë vend nuk i plas fare për qytetarët e këtij vendi, e aq më pak për muslimanët, madje edhe kur bëhet fjalë për jetën e tyre. Politikanëve u interson vetëm fushata dhe marrja/ruajtja e pushtetit. E ju akoma doni t’i votoni këta?!
Në djall vafshin të gjithë, nga i pari tek te i fundit. Votën time nuk do ta kenë kurrë./Kavaja.net