Pas barazimit me Partizanin, Egnatia ka thyer 2-1 Laçin, në takimin e Superiores të mbajtur në “Egnatia Arena”. Vendasit nga Rrogozhina zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11-të, duke vendosur ndeshjen në shinat e duhura. Ishte Dwamena që dërgoi topin në rrjetë, për t’i dhënë epërsinë ekipit.
Goli i dytë erdhi në minutën e 57-të. Një ish i kurbinasve si Spahiu ndëshkoi Laçin, me një goditje nga brenda zonës. Mysafirët ngushtuan shifrat falë një autogoli të Malotës por ishte tepër vonë. Me këtë rezultat, Egnatia kryeson përkohësisht kampionatin me 10 pikë, ndërsa djemtë e Skerdi Bejzades janë në vendin e pestë me 7 pikë.
Në takimin e radhës, skuadra e Edlir Tetovës luan me Vllazninë në Shkodër, sakaq Laçi pret Dinamon. Sfida e sotme shkoi për llogari të javës së pestë të elitës.