Një automjet tip “Benz” shpërtheu në flakë sot në Durrës, në zonën tek kryqëzimi në afërsi të Pallatit të Sportit Ramazan Njala.
Dyshohet se shkak për këtë është bërë shpërthimi i impiantit të gazit.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marrë flakë në ecje mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Tpz