Dretori i Shtëpisë së të Moshuarve Kavajë Neritan Bajaziti kujton kohë e Covid19 dhe falenderon stafin për përkushtimin!
Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë Neritan Bajaziti ka kujtuar sot periudhën e vështirë të Covid19 që kaloi vendi dhe institucioni që ai drejtoi.
Përmes një reagimi në “Facebook”, Bajaziti falenderon të gjithë stafin për përkushtimin dhe kujdesin e treguar në ndihmë të të moshuarve.
“Viti i vështirë 2020. Falenderim per te gjithe stafin e shtepise se moshuarve Kavajë, e manaxhuan me se mire Pandeminë, mbi 6 muaj në Karantinë larg familjeve te tyre por jo vetëm, nuk patëm asnji humbje jete per te moshuarit 🤲”, shkruan Drejtori Bajaziti.
Kavaja.Net