Familjarë, të afërm, shokë e qytetarë të Kavajës kanë ndezur qirinj e vendosur lule pranë komisariatit të policisë Kavajë në shenjë solidariteti për të riun Ilvi Meta që humbi jetën në ambientet e brendshme të tij.
Pranë komisariatit ishin edhe dy motrat e Ilvit, Irma dhe Irena, bashkë me fëmijët e tyre.
Të mpira nga humbja e vëllait të vetëm nuk e besojnë vetëvarjen e tij. Ethshëm kërkojnë drejtësi.
Kërkojnë prova, pamjet e kamerave të sigurisë që ndodhen brenda komisariatit për të parë ccastet e fundit të vëllait të tyre dhe shuar dyshimet e forta.