Ankth i madh në ndeshjen e sotme të futbollit të femrave mes Partizanit dhe Bilishtit, e cila është ndërprerë pa u mbyllur ende pjesa e parë.
“Panorama Sport” mëson se 6 futbolliste të Bilishtit kanë pasur gjendje të fikti në fushë, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të vështirë, janë transportuar menjëherë në spital.
Delegati i ndeshjes, Endi Hyka, menjëherë ka urdhëruar ndërprerjen e lojës dhe ka njoftuar për ardhjen e ambulancave të tjera, për të qenë në gatishmëri në këtë situatë të pazakontë.
Dyshohet se lojtaret e Bilishtit janë helmuar prej ushqimit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar pas kontrollit të hollësishëm mjekësor. Në momentin e ndërprerjes, Partizani po fitonte me shifrat 5-0.