Avokati Anton Kosteri ka folur pas vendimit të dhënë për 16 të arrestuarit në Shkodër, pas zbulimit të laboratorit të kanabisit.
Kosteri tha se vendimi i gjykatës ishte i drejtë, duke shtuar se ky aksion tregoi dramën dhe gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet sot shoqëria shqiptare e cila ndodhet përballë dy zgjedhjeve, asaj të largimit nga Shqipëria dhe krijimit të situatave të tilla.
“Nga 16 të arrestuar gjykata vendosi caktimin e masës arrest në burg për tre persona. Dua të theksoj se ishte një vendim i drejtë i kësaj gjykatë dhe prokurorisë që zbuti vendimi. Kjo tregon se ajo që u tha se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, nuk është e vërtetë. Nuk duam të komentojmë punën apo ligjshmërinë e veprimeve të policisë, por duam të bëjmë me dije se ky rast tregon gjendjen e jashtëzakonshme të në të cilën ndodhet sot shoqëria shqiptare. 12 gra kanë qëndruar tre ditë në burg duke lënë familjen vetëm dhe kjo tregon dramën dhe problematikën e thellë që ka shoqëria shqiptare, njëra është largimi nga Shqipëria dhe tjetra është krijimi i situatave të tilla që e dimë që janë të jashtëligjshme, po sigurojnë bukën e gojës. Theksoj që një familje që janë arrestuar të gjithë anëtarët e kësaj familje, me përjashtim të fëmijë të mitur 8 dhe 10 vjeç. Nuk ishin dijeni, sepse ato kanë ardhur për të punuar dhe me idenë për të pastruar sherebel dhe në momentin që kanë ardhur janë arrestuar dhe e kanë kuptuar se për çfarë bëhej fjalë Fatmirësisht janë liruar, me përjashtim të njërës”, ka thënë avokati”, tha ai.