Kryetari i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali ka dhënë mesazhin e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të Doktorit të njohur Kavajas Hidajet Deda.
Mesazhi i Redjan Krali:
Shërove dhe shpëtove plot jetë Doktor, por fatkeqësisht humbe betejën më të rëndësishme; atë për jeten tënde.
Qytetit që i shërbeve plot përkushtim e devotshmëri sot i lë një dhimbje të madhe.
Dhimbjen e humbjes së njeriut të mirë, që nuk u kursye kurrë për asnjë. E jetësove Betimin e Hipokratit si rrallëkush dhe sot ke mirënjohjen e çdo familje kavajase që ndihmove, jo vetëm me profesionalizmin por mbi të gjitha me humanizmin tënd.
Të preu në besë sëmundja at’herë kur të gjithë menduam se e mposhte.
Ngushëllimet më të ndjera familjes!
Të qoftë dheu i lehtë Doktor Hidajet Deda.
Doktori i mirë i të gjithëve 🙏🏻