Në dosjen voluminoze në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha për privatizimin e kompleksit Partizani thuhet se kreu i Partisë Demokratike ka përfituar në mënyrë të vazhdueshme para nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Duke iu referuar dosjes se SPAK, në vitin 2014, familja Berisha ka përfituar nga familja Malltezi, 24 mije euro, nga këto 6 mije euro kane qenë shpenzime shëndetësore për Liri Berishën, ndërsa 18 mije euro, janë deklaruar nga Shkëlzen Berisha se i janë dhënë nga Jamarber Malltezi.
Ndërkohë, sipas prokurorëve, ne vitin 2017, Sali Berishës i janë dhënë nga vajza e tij Argita Malltezi shuma prej 7 mije e 500 euro, për shpenzime mjekësore per ish-kryeministrin. Ndërsa po në këtë vit janë paguar 27 mijë e 500 dollarë avokatit të Shkëlzen Berishës në SHBA, një shumë kjo e pretenduar se është dhënë pa interes, sipas vetëdeklarimit të këtij të fundit.
Në vitin 2018, sipas dosjes se SPAK, dhëndri i Sali Berishes, Jamarber Malltezi u ka paguar pushimet Sali dhe Liri Berishës në shumën 3 mijë euro.
Ne vitin 2021, dhendri i Berishës i ka paguar vjehrrit dhe vjehrrës të tij shumën prej 20 mije eurosh, avokatit te familjes Berisha në Francë, në çështjen që ish-kryeministri hapi ndaj sekretarit të shtetit Antony Blinken, pas vendimit për ta shpallur atje non grata nga SHBA.
Sakaq, në vitin 2022, është vajza e Berishës, Argita Malltezi e cila ka paguar një studio ligjore në Britaninë e Madhe, në vlerën 72 mije dollarë pas shpalljes non grata edhe nga ky shtet.