Dorjan Teliti: Taksa 30 milione euro e korrupsionit 5D kushton sa ndërtimi i 1200 banesave sociale

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti ka denoncuar skemën e grabitjes në Bashkinë e Erion Veliajt, ku sipas tij taksa 30 milione euro e korrupsionit 5D kushton sa ndërtimi i 1200 banesave sociale

👉Janë me mijëra familje të cilat presin strehimin e premtuar por kurrë të realizuar.

👉Janë me mijëra fëmijë të cilët mësimet e tyre i bëjnë në kushte skandaloze, në të ftohtë apo edhe duke u pikuar uji i shiut nga tavani mbi librat dhe fletoret e tyre të shkollës.

👉Janë me mijëra të moshuar, jeta e të cilëve shkurtohet cdo ditë e më shumë sepse jetojnë në kushte jashtë cdo standarti normal jeteseje.

👉Janë me mijëra ciftet e reja të cilat nuk guxojnë
dot të nisin një jetesë bashkëshortore, sepse nuk kanë as lekët për të paguar qiratë e rritura ndjeshëm këto vite, e jo më të blejnë shtëpi.

❌Dhe kjo sepse ekipi drejtues i Bashkisë së Tiranës, në vend që të mendonte të ndërtonte banesa sociale për shtresat që kanë nevojë, mendonte si e si të gllabëronte miliona e miliona euro me procedura të sajuara e të kopsitura që në fillesë.

🆘Nëse s’do kishim 5D që gllabëronte 30 milionë euro, me ato para do mund të ndërtonim plot 1200 apartamente për nevojtarët e qytetit tonë.

🔷Ndaj, i bëj thirrje cdokujt, të strehë apo të pastrehë të Kryeqytetit tonë, ngrihuni dhe reagoni.

⏰Bashkë të gjithë, nesër ora 11.00, para Bashkisë Tiranë për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut që nuk di se c’janë banesat sociale e nevojat e qytetit e qytetarëve.
#OSotOKurrë