Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, zbërthen një ndër shtyllat kryesore të programit ekonomik 2025-2029, ku qeverisja e vogël që punon dhe shërben drejt do jetë prioritet për qeverisjen e ardhshme të PD-së.
Më poshtë statusi i Telitit👇:
Qeverisje e vogël që punon dhe shërben drejt, kjo i duhet Shqipërisë.
👉Ulja e ndjeshme e barrës fiskale dhe rikthimi te taksa e sheshtë 10%, thjeshtimi procedurave dhe rikthimi drejt parimeve të konkurrencës së lirë e të ndershme,
👉Anullimi i koncesioneve PPP korruptive dhe klienteliste, si inceneratorët apo sterilizimi, heqja me ligj e PPP të pakërkuara dhe anullimi i cdo ligji preferencial të porositur gjatë 11 viteve të fundit,
👉Pastrimi i administratës publike nga trupa e patronazhistëve shëtitës në mitingjet e KM, dhe ulja e ndjeshme e shpenzimeve operative dhe të luksit,
👉Prokurimet me garë transparente me të paktën 3 ofertues dhe monitorim rigoroz i zbatimit të cdo kontrate,
👉E sidomos rritja e eficencës së përdorimit të parasë publike, ku paratë të shkojnë për rritje pagash, pensionesh, zbatimit të skemës së minimumit jetik dhe financimit te projekteve të nevojshme infrastrukturore,
🔷JANË disa nga INICIATIVAT / NDËRHYRJET E 100 DITËVE TË PARA të qeverisjes 2025-2029 të Partisë Demokratike.