Eksperti i çështjeve ekonomike në PD Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se mazhoranca po shkon drejt votës kundra ndaj propozimit të PD-së për minimumin jetik.
“Mazhoranca drejt votës kundra ndaj propozimit të PD-së për minimumin jetik. Lajm shumë i keq për shqiptarët në nevojë dhe ekonominë që lëngon!”, shprehet Teliti.
Postimi i ekspertit të ekonomisë në PD, Dorian Teliti
Mazhoranca drejt votës kundra ndaj propozimit të PD-së për minimumin jetik.
Lajm shumë i keq për shqiptarët në nevojë dhe ekonominë që lëngon!
👉Fakt: 11 muaj më parë depozituam propozimin në Kuvend.
👉Detyrim ligjor: Kuvendi brenda 30 ditëve duhej tia dërgonte për mendim ministrive
👉 Fakt: Pas 11 muajsh ende asnjë reagim nga ministritë për këtë propozim.
Për më tepër, sot në Komisionin e Cështjeve Sociale në Kuvendin e Shqipërisë, mazhoranca socialiste u mundua qëllimisht të gjejë ndonjë arsye të paqenë për të shtyrë sa më shumë në kohë dhe më pas për të refuzuar këtë propozim tejet të rëndësishëm për qindra mijëra shqiptarë.
🆘Mesa duket edhe për minimumin jetik “dhuna e kartonit” do mbizotërojë ndaj arsyes dhe nevojës për mbijetesë.
❌Lajm i keq për qindra mijëra shqiptarë që jetojnë të braktisur e të zhytur në varfëri.
❌Lajm i keq për ata që nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre, që nuk blejne dot ilacet minimale kur e kanë të nevojshme.
❌Lajm i keq për ekonominë që as prodhon e as konsumon.
🔴Lajm i mirë vetëm për PPP-të, tenderat pa garë e lukset qeveritare, pasi në vend që paratë të shkojnë në mbështetje të shtresave në nevojë, ato do vazhdojnë të jenë në dispozicion të një grushti njerëzve të afërt me pushtetin.