Dorjan Teliti: Denimi politik i Salianjit “Thika e radhës në zemër” për demokracinë dhe shtetin ligjor

Anëtari i Kēshillit Kombëtar të PD-së, Dorjan Teliti, reagon pas dënimit politik të deputetit Salianji duke e quajtur “thikën e radhës në zemër” për demokracinë dhe shtetin ligjor.

Më poshtë gjeni reagimin e Telitit:

DËNIMI POLITIK I SALIANJIT “THIKA E RRADHËS NË ZEMËR” PËR DEMOKRACINË DHE SHTETIN LIGJOR!

🆘Prej muajsh, ne po përballemi me një situatë alarmante. Pas arrestimit politik të Liderit të Opozitës, sot vjen edhe dënimi politik i deputetit të opozitës, njërit prej zërave më të spikatur denoncues dhe mbrojtës të interesave të publikut.

❌Ky akt i sotëm jo vetëm që është një shkelje e të drejtave të Salianjit si përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, por është gjithashtu sulmi i rradhës i mirëorganizuar ndaj opozitës, një sulm ndaj fjalës së lirë dhe një goditje ndaj të gjithë shqiptarëve që besojnë në demokraci.

👉Kjo tregon se liria e mendimit dhe e shprehjes po rrezikohet gjithnjë e më shumë.

🔷Ndaj të qëndrojmë të fortë e të bashkuar për të mbrojtur demokracinë në rrezik, të mbrojmë cdo zë që aspiron për një Shqipëri më të drejtë dhe më të lirë, një Shqipëri europiane.

❌Nuk ka vendim apo arrest politik që të ndalojë uraganin e protestës, uraganin e ndryshimit!
Ndaj Reago shqiptar, REAGO! Shqipëria është në rrezik!