Nënkryetarja e dorëhequr e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas largimit të Lulzim Bashës nga posti i Kryetarit të PD-së.
Më anë të një statusi në Facebook, Grida Duma thekson se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës PD mund të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe.
“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe!
Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka!”, shkruan Grida Duma.
https://www.facebook.com/100044544244690/posts/507927374035400/?d=n