Komiteti i Arbitrave pranë UEFA-s ka pranuar se dora e Mark Kukurejës në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Spanjës duhej të ishte dënuar nga arbitri Entoni Tejlor duke akorduar penallti në favor të zotëve të shtëpisë.
Komiteti ka informuar Komitetin Ndërkombëtar të Arbitrave se në atë vendim kryesori ka gabuar duke mos akorduar penallti. UEFA ka bërë me dije se episodi ku u përfshi Kukureja, i cili dukshëm ndaloi topin me dorë në zonë, është analizuar mes rasteve të cilat rishikohen nga institucioni i lartpërmendur me qëllim që arbitrat të mos bëjnë më të njëjtat gabime.
“Sipas rekomandimeve më të fundit nga UEFA thuhet se kur topi, i drejtuar drejt portës, pengohet nga dora e një lojtari atëherë arbitrat duhet që të jenë strik dhe të akordojnë penallti. Ky rregull nuk do të ndiqet vetëm nëse dora e mbrojtësit të jetë e pozicionuar shumë pranë trupit. Në rastin konkret pra në rastin e Kukurejës, mbrojtësi pengon dukshëm topin, i cili i është drejtuar portës. Dora e lojtarit është shumë larg trupit pra rrit volumin dhe duhet ndëshkuar me penallti”, thuhet në dokumentin e UEFA-s.