Sokol Çikalleshi është bërë përsëri protagonist kryesor në kampionatin turk të futbollit, teksa ka ndihmuar me gola dhe asist Koniaspor që të jetë një hap më afër mbijetesës së elitën e futbollit turk.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka tundur sot dy herë rrjetën dhe ka dhënë një asist, ndërsa ka parë edhe t’i anulohet një gol nga VAR në fitoren 5-1 të skuadrës së tij ndaj Karagumruk.
Kavajasi çoi në 8 numrin e golave në Superligën turke në këtë sezon, duke përmirësuar rekordin e tij të mëparshëm në elitën e futbolli turk, pasi kishte regjistruar 7 me Akhisarspor në vitin 2017.