Dokumenti/ Nis procedimi penal dhe hetimi për pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij

Është zbardhur kërkesa që prokurori i SPAK, Ols Dado i ka drejtuar të gjitha bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, që të japin informacion për pasurinë e Erion Veliajt, bashkeshortes se tij, Ajola Xoxa, vellait, Arbër Veliajt dhe nenes se tij, Shqiponjë Veliaj.

Në kërkesën e SPAK për bankat siguruar nga SYRI TV, kërkohet që të vendoset në dispozicion çdo informacion që lidhet me veprimet bankare dhe transaksionet financiare të kryera brenda dhe jashtë vendit për personat e cituar më lart. Gjithashtu SPAK ka kërkuar informacion edhe nëse këta persona kanë marrë kredi.

KËRKESA:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistrua procedim penal në funksion të të cilit kërkojmë të na vendosni në dispozicion çdo informacion lidhur me veprimet bankare dhe çdo transaksion financiar të kryer brenda dhe jashtë vendit për shtetasit e mëposhtëm:

1.Shtetasi, Erion Veliaj, i biri i Luan dhe i Shqiponjë, lindur në Tiranë, i datëlindjs 17.12.1979, me numër personal H91217035J.

2.Shtetasja Ajola Xoxa e bija e Arben dhe e Valbona, Lindur ne Tirane, e datëlindjes 16.07.1983, me numër personal I35716050T.

3.Shtetasi Arbër Veliaj, i biri i Luan dhe i Shqiponjë, lindur në Tiranë, i datëlindjs 25.12.1985, me numër personal I51225008D

4.Shtetasja Shqiponjë Veliaj, e bija e Maliq dhe e Far, lindur në Vlorë, e datëlindjes 08.01.1949, me numër personal E95108067D.

Informacioni duhet të shoqërohet me dokumentacionin përkatës, duke specifikuar numrat e llogarive, datën e çeljes së llogarive apo depozitave, personin dhe dokumentet e përdorura.

Nëse rezulton se nga këta shtetas ishte marrë kredi, atëherë të dërgohet një kopje e të giithë praktikës duke përfshirë dokumentacionin e dorëzuar në momentin e aplikimit për kredi dhe informacion i detajuar mbi shlyerjen e kredisë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Më 30 prill, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Vleiaj u paraqit në Prokurorinë e Posaçme ku është pyetur për rreth 7 orë e gjysmë. Ai ishte thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Për aferën e inceneratorit të Tiranës është caktuar masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën. Ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të “Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

Dokumenti/ Nis procedimi penal dhe hetimi për pasurinë e Erion Veliajt

Dokumenti/ Nis procedimi penal dhe hetimi për pasurinë e Erion Veliajt