Enkeleda Kapedani është gjyqtarja e cila liroi Viktor Ymerin, anëtarin e bandës së ‘Gaxhait’ i cili akuzohej për dy vrasje.
Sot Kapedani është kryetare e Gjykatës së Elbasanit dhe do të hetohet për disa video që ajo ka bërë nga brenda ambienteve të Gjykatës dhe i ka hedhur në ‘Tik-Tok’.
Dy vite më parë ajo liroi Viktor Ymerin i cili ishte dënuar me 25 vite burg dhe akuzohej për dy vrasje në vitin 1999.
Ymeri ishte pjesë e bandës së Gaxhait, rivalen e asaj të Zani Caushit. Ymeri njihej ndryshe dhe si ‘Tori i Xhihanes’.
Enkeleda Kapedan ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit teksa pas dorëheqjes së Zihni Shahut u emërua kryetare shtatorin e 2020.