Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në fjalën e tij në Kuvend, deklaroi se miliona euro dërgohen në xhepat e oligarkëve nga kontrabanda e naftës.
Ai ka shtuar se sa i përket ndërtimeve pa leje, barazia para ligjit nuk ekziston.
I ashpër ka qëndrimi i tij edhe për Portin e Durrësit, ndërsa theksoi se po e çojnë në Porto Romano, pranë oligarkëve.
“Rruga Lin-Porgadec, Korçë-Kapshticë, rruga e lënë po ashtu dhe Korçë-Erseke dhe dhjetëra investime të tjera që e kanë ndihmuar zonën. PS të vetmen rrugë që iu la e gatshme edhe sot del e thotë që do të bëhet vitin tjetër. Ministrja, sot zëvedëskryeministre e kemi dëgjuar katër herë të thotë përfundon pas gjashtë muajsh. Kjo qeveri e ka bërë rrugë që të vjedhë me rrugët.
Miliona lekë dhe euro që po kthehen në një hajdutëri brutale të një qeverisje që Sot jashtë, shikoni se si protestuan sot qytetarët e Bërxullës për projektin që prek zonën e tyre. Nga Kashri në Thumanë apo Thumana në Kashar, 1.3 mld euro. Shihni Lekaj-Fier, jepni 350 mln euro gjasme për një rrugë fushore që shkon shumë pak se investimi. Ndërkohë do t’i zhvasni qytetarët shqiptarë për t’ia dhënë oligarkëve. Shikoni dhe rrugën e Arbrit, nga 300 një rrugë e tenderuar në fillim me 70 mln euro e cuat 320 tani jepni 20 mln dollarë apo euro të tjera për skarpatet. Të gjitha këto nuk janë rastësi që bëhen përpara zgjedhjeve lokale. Nuk është rastësi që i përqendroni në 5 njerëz. Shihni projektin tjetër, të Portit të Durrësit, ja merrni një pasuri publike qytetarëve shqiptarë dhe ja jepni një kompanie për ndërtim për të përfituar. Ja vodhët edhe detin për të pastruar paratë tuaja në këtë projekt. Në projektin tjetër, fitoni me portin dhe padiskutim e çoni Portin e Durrësit në Porto Romano tek oligrakë afër jush dhe këtu do të jemi do jua përmend të gjitha projektet me emër, qindarkë më qindarkë. Këto janë operacione tipike mafioze për ta përqendruar Shqipërinë në 5 duar oligarkësh. Në çdo hapësirë, media parlament mendoni se është armik. Mendoni se keni kapur qiellin me dorë po siç ju ndodhi sot në Divjakë ku ua hodhe atje ku e meriton ashtu kanë për t’ju hedhur qytetarët në koshin e plehrave siç e meritoni. Me emër do t’i them herën tjetër. E keni kthyer Shqipërinë në pronën e 5 njerëzve. Sot nuk rritje pensionesh, rritje pagash për pedagogët që protestojnë, para ka por ju i merrni për ti shpërdoruar”, tha Salianji.