Zbulohet fatura financiare e dëmeve nga seanca e 30 shtatorit, ku përveç sjelljes brenda godinës së Parlamentit, deputetët e opozitës dogjën në formë proteste edhe karriget në oborrin e Kuvendit.
Fatura, dëmet e shkaktuara në shumën 764.922 mijë lekë
Përgjegjës për dëmet deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Elda Hoti.
G. Bardhi duhet të zhdëmtojë demet me vlerë 209.175 lekë
F. Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë
B. Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë
Elda Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë
Nëse deputetët nuk zhdëmtojnë, paratë u mbahen nga rroga.
Në seancën e 30 shtatorit u dogjën dhe dëmtuan 30 karrige, tapeti ceremonial në hyrje të salles së seancave plenare dhe stema e Republikës brenda në sallën e seancave.