Një festë e disa të rinjve për pak sa nuk është kthyer në tragjedi mesnatën e kaluar në një lokal në rrugën e Kavajës në Tiranë. Tre persona u plagosën dhe u dërguan për trajtim në një spital privat në kryeqytet.
E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç (dy të fundit vëllezër) kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Pas marrjes së ndihmës mjekësore dy prej tyre janë larguar në shtëpi, ndërsa 36-vjeçarja me iniciale E.P vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana tjetër, 32-vjeçari që qëlloi me armën që mbante pa leje është shpallur në kërkim. Sipas burimeve, autori i plagosjes është Edison Elezi, 32 vjeç, djali i biznesmenit të njohur Hajri Elezi, pronar i ujit Lajthiza.
Edison Elezi mbante armë dyshohet pa leje, teksa çështja në mënyrë të dyshimtë është manipuluar nga policia, e cila tha se Edison Elezi ka qëlluar vetëm një herë.
Nga ana tjetër policia ende nuk e ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së trefishtë në Tiranë, Edison Elezi.