Dita e Rinisë, Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali mesazh për të rinjtë: Ju jeni forca e ndryshimit, ne po punojmë për ju

Kryetari i Bashkisë së Kavajës z.Redjan Krali ka pritur sot në zyrë një përfaqësi të të rinjve të qytetit me të cilët ka diskutuar mbi problematikat dhe shqetësimet e tyre. 

Krali ju ka premtuar të rinjve se ata do të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së Bashkisë me projekte dhe aktivitete konkrete për ta.

Mesazhi i z. Redjan Krali:

Të rinjtë janë fuqia që çliron shpresat dhe ëndrrat më të pamundura.

 8- dhjetori është dita simbol e kësaj fuqie që ndryshon rrjedhën e ngjarjeve dhe bën historinë!

Në këtë vit aspak të zakonshëm ju jeni “Forca”. 

E nisëm me sfidën e madhe të tërmetit. Shumë nga institucionet arsimore të qytetit tonë u dëmtuan/rrënuan. Sot në gjithë territorin e Bashkisë Kavajë punohet intensivisht në #kantieret🏗 e arsimit. Shkollat e reja që po #rindërtojmë🧱 për të rinjtë tanë skanë asgjë të përbashkët me gërmadhat e godinave të vjetra. Më të mëdha, më të forta, më të bukura, më të sigurta dhe mbi të gjitha me standardet më cilësore, si çdo shkollë në Evropë. Kjo ishte tema kryesore që folëm me super-grupin që më vizitoi në zyrë. Energjikë dhe me ide të qarta njëlloj si pritshmëritë që kemi për to. Propaganda e shëmtuar me histori balte e gjumi lulëzon vetëm në botën virtuale. Në atë të vërtetën #punohet💪🏻. Ndaj dhe vizitën e zhvendosëm në Shkollën “26-Marsi”🏫që është drejt përfundimit dhe brenda pak ditësh do të mirëpresë nxënësit në ambientet e rindërtuara nga themelet. 

Të Rinjtë tanë të zgjuar sot kanë nevojë për vepra konkrete nga ne, jo më fjalë boshe. Të rinjtë tanë ambiciozë janë vlera që duhet të promovojmë në çdo fushë të jetës duke filluar nga Administrata Publike. Jam krenar që përqindja më e madhe e stafit me të cilin bashkëpunoj janë të rinj por kaq nuk mjafton. 

Në rrugën e mbarë që kemi nisur për Kavajën tonë ju jeni Kryefjala❗

https://www.facebook.com/360769611311099/posts/724205968300793/?d=n