Një sherr mes disa personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë.
Policia njofton se shtetasi B. Gj., së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar ende, kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.
Gjatë largimit, autorët dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 23.4.2021, rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar nga ana jonë kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.
Në largim e sipër njëri prej 3 shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.