Avokati i ish kryeministrit Sali Berisha , Sokol Mëngjesi, është bërë sot subjekt i dhunës, duke u goditur me levë nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish Bllokut.
Policia e Tiranës tregon detajet rreth dhunimit të avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjësi. Sipas bluve, ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar kanë goditur avokatin, duke i shkaktuar dëmtime.
Për pasojë ai është transportuar në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
3 veta dyshohet të kenë marrë pjesë në sulmin ndaj Mëngjesit. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve për të identifikuar autorët të cilët dyshohet se janë tre persona.
“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, sqaron policia.
Dyshohet se dhuna ndaj avokatit ka pasur shkak konfliktin për arsye pronësie.
Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Sakaq, policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, që ndodhi në një zonë të populluar.