Të tjera detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me aksidentin e frikshëm sot në aksin Milot-Rrubik, ku janë përfshirë 2 makina.
Mësohet se në një prej makinave që u përfshi edhe nga flakët, i lënduar mbeti një fëmijë 3 vjeç, i cili humbi jetën pak minuta më vonë pas ngjarjes. Ky i fundit ishte ulur në pjesën e pasme të pasagjerit.
Ndërkohë, raportohet se disa persona te tjetër jane plagosur rëndë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit që rezultoi tragjik për fatin e vogëlushit.