Zbardhen detaje tragjike nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak minuta më parë në Berat, ku humbën jetën nëna me të birin 6-vjeçar.
Djali i mitur ka pasur vigon në dorë. Dyshohet se nëna dhe vogëlushi i saj kanë qenë duke ardhur nga spitali.
Ngjarja tragjike ndodhi pak më parë, ku nëna ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lumë, duke humbur jetën bashkë me të birin.