Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Korçë, ku u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit 25-vjeçari Fridman Xhaferraj.
Referuar burimeve nga policia, raportohet se po hetohet në dy pista, ku kryesorja është ajo e prishjes së pazareve të drogës, por që nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.
Sipas burimeve të gazetares Kodra, viktima është gjetur i lidhur nga duart, në momentin që ka dalë në sipërfaqe të rezervuarit. Në bazë të informacioneve, ai njihej si person problematik nga Policia e Fierit dhe e Lushnjes, si përdorues i lëndëve narkotike.
Një ditë më parë u tha se në trupin e 25-vjeçarit janë konstatuar shenja dhune në trup e kokë, çka dëshmonte se i riu para se të hidhej në ujërat e rezervuarit të Gjençit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër.