Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me shpërthimin e regjistruar mbrëmjen e sotme në Kavajë. Dyshohet se mjetit tip “Opel” i është vendosur tritol.
Makina ka qenë e parkuar në garazhin e pallatit ku banonte me qira efektivi i policisë rrugore Lulzim Muça, i cili është nga Prrenjasi, por punon polic i rrugores në Kavajë. Garazhi ku i është vendosur tritoli nuk ka kamera sigurie.