Detaje/ Identifikohen 2 viktimat e atentatit brenda “Audit” në Tiranë


Zbuluhet identiteti i dy personave të cilët u ekzekutun me breshëri kallashnikovi në zonën e Astirit në Tiranë.

Burime të rezervuara nga policia bëjnë me dije se të vdekur kanë mbetur Rigers Mihasi rreth 37 vjeç dhe Armando Dumani 26 vjeç. 

Dyshohet se drejt mjetit tip “Audi” ku ishte Mihasi, është afruar një mjet tjetër ku ndodheshin autorët. Këta të fundit kanë qëlluar me breshëri arme drejt “Audit” ku si pasojë mbetën të vdekur dy persona.

Të dy këta shtetas nuk janë emra të panjohur për drejtësinë shqiptare. 

Dumani është arrestuar më parë pasi dyshohet se është autori i dyshuar i një sërë vjedhjesh me armë në filiale bankash në qytetin e Vlorës.

Ai mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës. 

26-vjeçari ka qenë në anën e pasagjerit në automjetin tip “Audi” ndërkohë që në anën e shoferit ishte 32-vjeçari Erigers Mihasi i cili gjithashtu mbeti i vrarë në këtë atentat.

Erigers Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiçës në Tepelenë. 

Arrestimi i tij është bërë në Yrshek të Tiranës. Ai fitoi pafajësinë për këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas. Po ashtu, emri i tij del edhe në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit. Ai njihej si mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish-policin që u vra më 27 gusht të vitit 2019.

Autorët pas ngjarjes, dyshohet se janë larguar drejt zonës së Ish Shqiponjës. Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli dhe po këqyr kamerat e sigurisë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.