Lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Tiranë, vijnë dëshmi të tjera.
Dëshmia e radhës mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi në lagjen “5 Maji” në Tiranë, ku u vra aksidentalisht me armë zjarri nga miku i tij 27-vjeçari Mehmet Qema flet sërish për vrasje aksidentale.
Njëri ndër ta, Egli Cekrezi tregon se autori Marjus Dema e qëlloi duke luajtur shokun e tij, ndërsa përjetoi gjendje shoku dhe tentoi vetëvrasjen pas krimit.
Çekrezi ka lëshuar akuza të forta për mjekët e Urgjencës në QSUT, duke pretenduar se Qema ka qenë i gjallë në spital dhe mjekët nuk e kanë prekur me dorë.
“Isha duke bërë disa piktura. Ishim duke qeshur, dhe po bënim muhabete shaka. E kam çuar veten dhe se di se si ndodhi kjo gjë. Se besoj dot se unë po shkoj tek Mehmeti. Isha tek çunat vetëm 2 minuta para, por pastaj kam marrë diçka për të ngrenë”.
“Atë natë kam shkuar se bëj dhe disa piktura në atë zonë. Ishim të gjithë si çuna, se kuptoj se si ndodhi kjo gjë. Se di sa kishin ata aty. Por ata të dy ishin vëllezër, ishin qafë për qafë. Biseda ishin të si ato të përditshme. Ishin duke ulur, duke qeshur”.
“Ata i kishin thënë qe ule armën, ai po luante, po bënte shaka. Unë isha poshtë po haja. Kur dëgjova armën shkova me vrap dhe pashë. E çuam Mehmeti në spital, në QSUT dhe 30 minuta nuk e prekën me dorë. Ai ishte i gjallë. Ata thonin që; ‘do presim policinë’. Vetë ne e hapëm ambulancën dhe e nisëm për në spitalin e Traumës”.
Ai foli për emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24” ku tregoi se e ka përjetuar keq ngjarjen.
“Kam marrë taksinë dhe shkova në spital dhe më pas në Durrës. Kam 2 ditë pa fjetur kam keq emocionalisht. Ai do kishte mbijetuar nëse doktorët do ta kishin marrë në dorë. Plumbi u mor poshtë barkut, jo në anën e apendistit. Si ka dëgjuar të shtënat kam parë Marjusin, ishin shumë keq, tentoi që të bënte vetëvrasje. Tek spitali kemi shkuar unë, Erlindi, Lindi. S’kemi shkuar të gjithë se nuk e mbaj mend. Është hera e parë në jetën time që më ndodh diçka e tillë në sy. Jam keq”, tha Çekrezi.