Deputeti i PS publikon foto nga dorëzimi i 206 banesave nga rindërtimi, Etjen Xhafaj: Zemra plot

Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj ka publikuar fotot e takimit të Kryeministrit Edi Rama nga dorëzimi i 206 banesave nga procesi i rindërtimit në Kavajë.

Në mesazhin e tij Xhafaj shkruan se zemra i mbushet plot kur familjet futen në banesa të reja dhe më të forta. 

Mesazhi në Facebook:

Zemra plot❤️

Kavajë📌 përfundon rindërtimi edhe për 206 banesat e bllokut të dytë, pas bllokut të parë të pallateve ku 153 familje hynë në shtëpi të re më të mirë dhe më të fortë. 

Përveç procesit të rindërtimit kanë përfunduar punimet në infrastrukturën rrugore në lagjen nr.5 e cila tashmë integrohet me Unazën e Re të qytetit të Kavajës.