Deputeti i PD denoncon kthimin e Parkut Kombëtar të Vjosës në vend-grumbullim mbeturinash, ja pamjet shqetësuese nga Këlcyra

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një postim në Facebook ka publikuar disa foto në zonën e Këlcyrës, përgjatë lumit Vjosë, ku shihet se bregu i lumit po kthehet në vend-depozitim të mbetjeve urbane.

POSTIMI I SHEHUT:

Kelcyre, Vjosa “park kombetar”, kthehet ne depozite mbeturinash!

Nje skandal e krim i rende mjedisor, sanitar, turistik etj po ndodhe pikerisht pak metra afer Vjoses.

Aty ne km e trete drejt Permetit prej Kelcyres, ne buze te Vjoses, po grumbullohen mbeturinat e te gjithe asaj Bashkie!

Me tej te gjitha ato permbajtje tejet te kontaminuara “rjedhin” “te shtyra” nga buldozeret apo forca e gravitetit drejt ujrave te Vjoses, duke i mbi ndotur ato.

Dhe pastaj kjo qeveri mburet per “Vjose te mbrojtur”, ambientalizem, park e turizem aty!

Skandali i dyte ky mbas atij grumbullimi pleherash ne Piskove, pikerisht afer stacionit te pompimit te ujit te pijshem dhe prane shtratit te ujrave natyrale, qe shkojne nga Frasheri perseri drejt Vjoses.

Dhe per te gjithe kete veprimtari kriminale askush nuk u jep asnje shpjegim edhe banoreve me te drejte te revoltuar.

Terr i vertete informativ ky, presione mbi njerezit qe te heshtin.

Une nuk e di nqs ndonje institucion ka pasur guximin te firmose ndonje dokument “licensimi” per cfare po ndodh…

Por fakti eshte se po ndodh, e organizuar nga bashkia me makineri e mjete te renda.

Te gjithe e shikojne kete, pervec organeve qe duhet te kontrollojne, ndalojne e denojne krime te tilla me pluri pasoja te pa llogariteshme!

  • foto galeri
  • foto galeri